Zgjedhjet në Serbi, fiton Vuçiç
shqiptarët tashmë me 2 mandate

BEOGRAD - Në Serbi, Komisioni Zgjedhor, ka publikuar të dhënat e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të cilat tregojnë fituese Partinë Përparimtare Serbe, me në krye Aleksandar Vuçiçin. Sipas të dhënave që transmetojnë mediat serbe, kjo parti ka fituar 48.8% të votave, përkatësisht 157 nga 250 mandate.

Në vendin e dytë, me një distancë të konsiderueshme renditet, Partia Socialiste (SPS) me 45 vende ose 14.05% të votave, e ndjekur nga Partia e Re Demokratike (NDS) në 5.86% ose 18 vende, dhe Partia Demokratike (DS) me 5.46% ose 17 vende. Për Partinë Demokratike, nga e cila ka dalë ish presidenti Boris Tadiç, kjo është një humbje e madhe, duke konsideruar 22.06% të votave të arritur dy vjet më parë.

Ajo që bie në sy është se tashmë edhe shqiptarët kanë dalë të fituar nga zgjedhjet parlamentare duke siguruar 2 mandate, njofton ANSA. Edhe partitë që përfaqësojnë pakicat e tjera kombëtare në Serbi kanë arritur të fitojnë vende të konsiderueshme në parlament. Kështu hungarezët kanë siguruar nëntë vende, e ndërsa myslimanët boshnjakë në Sanxhak tre vende 

Ndërkaq sipas rezultateve serbët në veriun e Kosovës kanë votuar Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit. Në katër komunat e kësaj pjese të Kosovës, 7.173 votues ose 48,41% ia dhanë votën kësaj partie.
 
Ndërkohë vetë Vuçiç, në një konferencë për shtyp mesnatën e mbrëmshme, ka falenderuar të gjithë ata që, siç e quajti ai kontribuan, në arritjen rezultatin më të mirë në historinë 25-vjeçare të parlamentarizmit. Sa I përket formimit të qeverisë së re, Vuçiç u shpreh se programi për qeverinë e re do të hartohet gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa qeveria e re do të jetë gati me 1 maj.
 
Komisioni Qendror i Zgjdhjeve në Serbi ka bërë të ditur se pjesëmarrja e votuesve ka qenë 53.2%.

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë zhvilluar gati dy vjet pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare që janë mbajtur më 12 maj të vitit 2012.

Ndërkaq rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi do të publikohen më 20 mars.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti