Mbi 102 mijë shtetas serbë janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, një numër rekord. Votimi është organizuar në 93 qendra në 37 shtete, ndërsa radhë të gjata janë regjistruar në Uashington, Vjenë, Lubjanë dhe Los Anxhelos.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas orarit të Serbisë, nga ora 07:00 deri në 20:00, duke bërë që në disa vende qytetarët të votojnë gjatë natës. Në Çikago votimi ka nisur në orën 01:00 të mëngjesit, në Nju Jork dhe Uashington në orën 02:00, ndërsa në Los Anxhelos në orën 23:00 të një nate më parë, ku janë regjistruar radhë me qindra persona.

Organizatat e diasporës e kanë kundërshtuar këtë mënyrë organizimi, duke theksuar se votuesit detyrohen të udhëtojnë qindra apo mijëra kilometra për të votuar. Nga ana tjetër, qeveria serbe ka deklaruar se oraret dhe vendndodhjet janë përcaktuar sipas kritereve logjistike, të sigurisë dhe të personelit.


Lajmi kryesor:

Mbahen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, qytetarët votojnë mes 18 subjekteve politike, në garë edhe partia e Vuçiç! Shans 'i artë' për Koalicionin Shqiptar