1649054390_shaipkamberi.jpg

Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit pritet që të fitojë një deputet në Kuvendin e  Serbisë pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe presidenciale. Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit me shumë mundësi nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Është votuar në gjithsej 8.267 vendvotime dhe Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka përcaktuar se të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë 6.502.307 qytetarë të Serbisë. Për rreth 100.000 votues nga Kosova, votimi në zgjedhje është organizuar në komunat më të afërta të Serbisë.

Qytetarët e Serbisë e zgjodhën presidentin nga tetë kandidatët, ndërsa kandidatët nga gjithsej 19 lista parlamentare luftuan për 250 vende.


Lajmi kryesor:

Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë! Shaip Kamberi drejt konfirmimit si deputet