Zgjedhjet në SHBA prishin harmoninë në familjet amerikane

Zgjedhjet në SHBA prishin harmoninë në familjet amerikane

Mayra Gomez , qytetare amerikane

Zgjedhjet presidenciale në SHBA po prishin harmoninë në familjet amerikane, e paraqet kështu situatën agjensia e lajmeve Reuters periudhën parazgjedhore. 
Mayra Gomez 41 vjeçe është shprehur se pas vendimit të saj për të votuar Donald Trump, ka deklaruar se i biri do të shkëpusë marrëdhëniet me të ëmën nëse bën një gjë të tillë. Gruaja  theksoi se diskutimi i fundit mes tyre ishte aq i tensionuar, sa nuk është e sigurtë nëse do të rikthehen në një marrëdhënie normale pas zgjedhjeve.


“ Dëmi është kryer. Në mendjet e njerëzve, Trump është një monster. Është i mërzitshëm. Këtu janë shumë njerëz që nuk më flasin më, dhe jam e sigurtë që kjo nuk do të ndryshojë,”tha Gomez. 

Ajo nuk është e vetmja e cila ka patur tensionim të marrëdhënieve me familjarët dhe miqtë,  në të njëjtën situatë gjenden Jacquelyn Hammond, Sarah Guth apo Bonnie Coughlin. 

Trump është një figurë e cila shkakton reagime kontraversiale në shoqëri, demokratët dhe kritikë të tjerë e shohin atë si një kërcënim për demokracinë,  si një gënjeshtar dhe racist i cili keqmenaxhoi pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Akuza të hedhura poshtë nga Trump. 
Histori të tilla në prag të zgjedhjeve presidenciale, mund të kenë ndikim tek elektorati i pavendosur duke ndryshuar kështu fatin e zgjedhjeve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja