Zgjedhjet në Spanjë, blloku i djathtë prin, por s'e arrin shumicën

Asnjë parti apo bllok nuk do të fitojë një shumicë absolute në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Spanjës, sipas rezultatit më të fundit, pas numërimit të rreth 95 për qind të votave, të dielën, pavarësisht se Partia Popullore (PP) është në rrugë për t’i mposhtur socialistët në pushtet.

PP-ja pritet të ketë 136 vende parlamentare në dhomën e poshtme prej 350 vendesh, 47 më shumë sesa në zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura më 2019, ka treguar rezultati preliminar i publikuar nga Ministria e Brendshme.

Partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet t’i ketë 33 vende - 19 më pak se që kishte siguruar më 2019 - që do ta mbajnë atë si forcën e tretë më të madhe në parlament, raporton Reuters.

Por, një koalicion hipotetik mes saj dhe PP-së nuk do të arrinte shumicën absolute prej 176 vendeve parlamentare.

Pak i njohur jashtë Spanjës, kush është kandidati që nuk humbi asnjëherë në zgjedhje?

Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë, e kryeministrit Pedro Sanchez, është e dyta dhe pritet t’i ketë 122 vende, ndërsa aleatja e saj, Sumar nga ekstremi i majtë, pritet t’i ketë 31 vende.

Rezultatet paralajmërojnë një parlament të ndarë, ndonëse sondazhet pas votimit tregonin se PP-ja dhe Vox kishin gjasa të mira të arrinin një shumicë për të formuar një qeveri.

Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Votuesit spanjollë iu drejtuan vendvotimeve që në orën 9 të mëngjesit të së dielës, për të votuar në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.

Zgjedhjet në Spanjë u mbajtën në kulmin e verës, teksa miliona votues janë duke pushuar larg qendrave të tyre të votimit.

Një punonjëse duke përgatitur një vend votimi në Hetafe, afër Madridit, para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, më 22 korrik 2023.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia Socialiste dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos (Bashkë Mundemi), u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.

Qeveria e Sanchezit e ka drejtuar Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19 dhe është marrë me një rënie ekonomike të nxitur nga inflacioni dhe të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë.

Por, varësia e tij nga partitë e ekstremit për të ruajtur koalicionin e tij pakicë, përfshirë forcat separatiste nga Katalonja dhe Baskia, dhe miratimi i disa ligjeve liberale mund t’i kushtojë me pozitë.

Të djathtët nuk e pëlqejnë fare Sanchezin, i cili, sipas tyre, e ka tradhtuar dhe e ka shkatërruar Spanjën. Ata duan t’u shfuqizojnë shumë prej ligjeve të tij, prej të cilave kanë përfituar miliona qytetarë dhe mijëra kompani./REL

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë