Madridi dhe Valencia janë dy rajonet e Spanjës ku është shënuar pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kësaj të diele. Deri në orën 18:00, në rajonin e kryeqytetit spanjoll kishin votuar 72,7% e zgjedhësve, ndërsa në Valencia 71,2%. Sipas El Pais, pjesëmarrja ka kaluar 70% edhe në tre rajone të tjera, Kantabria, La Rioja dhe Kastija-La Mancha. Në Katalonjë kanë votuar 66,6% e zgjedhësve, ndërsa në Ishujt Kanarie pjesëmarrja ka qenë më e ulët, me 57,6%. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja në Madrid është rritur me 19 pikë përqindjeje.
Lajmi kryesor:
Mbyllen votimet në Spanjë, nis numërimi! Sondazhet ndajnë të djathtën dhe socialistët me pak pikë, ekstremi i djathtë mund të vendosë fatin e qeverisë së re
LAJMET MË TË VLERËSUARA






