Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson është dorëhequr përpara shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme. Vendimi i saj vjen pasi pritet që e djathta ekstreme të fitojë garën elektoralë dhe demokratët suedezë do të bëhen pjesë e qeverisë për herë të parë.

Andersson tha se është e rëndësishme që Suedia të ketë një qeveri të re sa më shpejt të jetë e mundur. Udhëheqësi i Demokratëve nacionalistë të Suedisë, Jimmie Akesson, shpalli fitoren dhe u zotua se do të vënë interesin e Suedisë para gjithçkaje. Andersson, u bë kryeministrja e parë femër e vendit u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen mëngjesin e të enjtes.

Kreu i koalicionit të së djathtës, Ulf Kristersson do të bëhet Kryeministër i Suedisë nëse rezultatet konfirmohen. Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare me vota të numëruara nga më shumë se 99% e qendrave të votimit, koalicioni i djathtë/ekstrem i djathtë i udhëhequr nga konservatori Ulf Kristerson merr 176 vende, krahasuar me 173 për koalicionin e majtë të udhëhequr nga Anderson.

"Tani do të filloj punën për formimin e një qeverie të re që mund t'i kryejë detyrat, një qeveri për të gjithë Suedinë dhe të gjithë qytetarët," tha Kristersson.

Rezultati ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.