Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ai deklaron se ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Sipas Metës, në kushtet specifike në të cilat ndodhet vendi, është shumë i rëndësishëm  angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces.

Presidenti thotë se ky proces ka për detyrë të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.

Deklarata e plotë e Metës:

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës. Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm  angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kujtojmë se zgjedhjet në Universitete pa dalë nga "Fatkeqësia Natyrore", kanë sjellë reagimin e shumë studentëve, të cilët kërkojnë anulimin e vendimit të ministres Shahini.