Zgjedhjet, ODIHR: KQZ me katër
anëtarë nuk bën dot certifikimin

Zgjedhjet, ODIHR: KQZ me katër<br />anëtarë nuk bën dot certifikimin
TIRANE - Shefja e misionit të ODIHR, Conny MCcormak pas daljes së raportit theksoi dhe një herë problematikat që janë hasur deri më tani. Por sipas shefes së misionit të ODIHR, shqetësimi kryesor për procesin është certifikimi i zgjedhjeve që nuk mund të bëhet nga një KQZ me vetëm 4 anëtarë.

“Unë mendoj se ky është shqetësimi kryesor dhe ka të bëjë me mungesën e 5 anëtarëve në KQZ, në një kohë që 5 anëtarë kërkohen për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Aktualisht nuk kemi 5 anëtarë dhe ne kemi theksuar në raportin e ndërmjetëm se disa vendime janë marrë me 4 vota, edhe pse kërkonin një shumicë të cilësuar prej 5 votash. Kështu rruga është përcaktuar, por ato vendime nuk kanë të njëjtin nivel rëndësie si certifikimi i zgjedhjeve.

Pra kjo është çështja si do të certifikohen zgjedhjet, a do të shkohet në Kolegjin Zgjedhor; dhe unë mendoj se kjo sjell shqetësim për procesin”,thotë ajo.

Ajo paralajmëron se raporti përfundimtar për zgjedhjet nuk do të jetë bardh e zi, pasi metodologjia e përdorur nga ODIHR nuk lejon përcaktime të tipit zgjedhjet ishin të lira ose jo, ishin të ndershme ose jo, por këndvështrimi do të jetë më i gjerë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)