Zgjedhjet, OSBE: Shumë shpejt
vëzhguesit e ODIHR në Tiranë
Kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth pritet të takojë sot paradite Kryetaren dhe Nënkryetarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Zj. Lefterie Lleshi dhe Z. Denar Biba, në zyrat e KQZ-së. Zyra e shtypit pranë OSBE-së informon se takimi ka karakter njohës.
TIRANE- Ambasadori i
OSBE-së zhvilloi sot paradite një takim me drejtuesit më të lartë të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në këtë takim ambasadori Wollfarth shprehu gadishmërinë e OSBE-së për të mbështetur
KQZ në organizimin teknik të zgjedhjeve por dhe se shumë shpejt misioni i vëzhguesve do të udhëtojë drejt Tiranës.
"Sot ishte takimi im i parë pas zgjedhjes së znj. Lleshi dhe z. Biba në postin e kryetares dhe nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Të pasurit e një fryme të mirë bashkëpunimi përbën një shërbim teknik shumë të rëndësishëm për vendin, sa u përket zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm."- tha Wollfarth duke u shprehur i bindur se “ekziston synimi për t’i ofruar vendit shërbimin më të mirë të mundshëm për zgjedhje të mira në 2013-n. Presim një mision të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve për zgjedhjet e përgjithshme. Me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, po zhvillohen disa projekte dhe ne do të vijojmë ta mbështesim KQZ-në në këto projekte. Në këta hapa, futet edhe mbështetja e KQZ-së në përgatitjen e aspekteve teknike, duke përfshirë elementet e votimit elektronik në Kodit të ri Zgjedhor."
SOT TAKIMI I PARE OSBE- KQZ
Takimi i Kreut të OSBE-së Eugen Wollfarth me Kryetaren dhe Nënkryetarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Zj. Lefterie Lleshi dhe Z. Denar Biba, në zyrat e KQZ-së u zhvillua sot paradite në orën 10:00.
KQZ javën e kaluar zhvilloi mbledhjen e parë pak ditë pas konstituimit nga parlamenti. Ndërkohë që më 26 tetor Wollfarth zhvilloi një takim me presidentin Bujar Nishani ku u nënvizua përgatija e një kodi etike, i cili do t’i shërbente shmangies së një gjuhe të papërshtatshme gjatë zhvillimit të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013.
Zgjedhjet parlamentare të 2013 janë kusht për fillimin e negociatave për të hyrë në BE, dhe ndërkombëtarët kanë përqëndruar vëmendjen pikërisht në këtë proces elektoral që pritet të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44