ZGJEDHJET PËR BASHKINË KORÇË,
Kush kandidon

Zgjedhësit në qarkun e Korçës do të votojnë nesër për kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së Niko Peleshit, i emëruar në postin e zv/kryeministrit. 

Ja disa të dhëna për këtë proces: - Të regjistruar si subjekte zgjedhore janë koalicioni "Aleanca për Qytetarinë Korçare"(AQK) dhe koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane"(ASE).
- Në garë janë dy kandidatë: Sotiraq Thomaq Stratobërdha, i mbështetur nga koalicioni i djathtë AQK dhe kandidati Sotiraq Melka Filo, kandidat i mbështetur nga koalicioni i majtë ASE.
- Në qytetin e Korçës janë ngritur 101 qendra votimi, me 71.435 zgjedhës. 
- Sasia e fletëve të votimit, e prodhuar në mbështetje të numrit të zgjedhësve, është 72.864 fletë votimi. 
- Renditja e kandidatëve në fletëvotime është e tillë: kandidati Sotiraq Stratobërdha i koalicionit të djathtë (AQK) renditet i pari, ndërsa kandidati i koalicionit të majtë(ASE), Sotiraq Filo renditet i dyti. 
- Në zgjedhjet në Korçë KQZ do të përdorë kamera regjistruese dhe monitorë (ekranë), për shfaqjen e fletëve të votimit, në Vendin e Numërimit të Votave(VNV), si dhe përdorimin e sistemit të monitorimit të numërimit të votave në VNV nga ambientet e KQZ-së./a.s/s.s./

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij

Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij