TIRANE- Sot në të gjithë Italinë u votua për të zgjedhur drejtuesit e Partisë Demokratike Italiane, simotra e Partisë Socialiste në Shqipëri. Të drejtën e votës këtë herë e kanë edhe emigrantët, ndërkohë që italianët resident në Shqipëri mund të votonin sot në selinë e PS-së, e cila hapi dyert duke u kthyer në qendër votimi.
Qendra e votimit nisi punën që në orët e para të mëngjesit. Megjithë numrin e vogël të votuesve, ajo qëndroi e hapur deri në orën 19:00 të pasdites dhe më pas nis numërimi i votave dhe përcjellja e rezultateve drejt Italisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com