Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Ilir Meta u regjistrua sot zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Presidenti i Partisë së Lirisë firmos nga qelia kërkesën me nënshkrimin Ilir Metaj
TIRANË- 16 parti kanë kërkuar deri më tani të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, mes të cilave PD, PS Mundësia, Nisma thurje, Shqipëria bëhet apo Lëvizja Bashkë.
Ajo që bie në sy, është kërkesë e Partisë e Lirisë, firmën në të cilën e ka vënë nga qelia Ilir Meta.
“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë” shkruan sekretari i përgjithshëm i PL-së në një postim në facebook teksa informoi regjistrimin e partisë së Lirisë në KQZ.
Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj
Partia e Lirisë ka qenë formacioni i radhës politik që ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit, teksa lista ka shkuar në 15 parti deri tani.
Në cilësinë e presidentit të saj, Ilir Meta (Metaj) ai ka hedhur firmën nga qelia e paraburgimit 313 në Tiranë, ku mbahet i izoluar me masën “arrest me burg” nga GJKKO, pas arrestimit më 21 Tetor 2024, për 3 vepra penale.
Detaji që bie në sy është mbiemri në dokumentin e kërkesës, pasi nuk figuron si Meta, por si Metaj. Në fund të kërkesës gjendet me shkrim dore emri "Ilir Metaj" dhe poshtë saj firma e tij.
Kërkesa e PL me firmën e presidentit të saj, Ilir Metaj