Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!

Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!

Moment nga takimi i PL me Diasporën në Milano

Partia e Lirisë ka zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Milano të Italisë.

Qëllim i këtij turi është sensibilizimi i emigrantëve që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lajmin e ka shpërndarë sot nga qelia në rrjetin social Facebook edhe kryetari Ilir Meta, i arrestuar prej 21 Tetorit 2024 për tre akuza nga SPAK dhe me masën “arrest me burg” nga GJKKO. Ai ka publikuar edhe një album fotosh nga takimi.

“Me përfaqësuesit e komunitetit të dashur të shqiptarëve në Milano, drejtuesit e Partisë së Lirisë, prezantuan sot 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus dhe në veçanti Programin tonë të shkëlqyer për përfshirjen dhe pjesëmarrjen më aktive të diasporës në proceset vendimmarrëse në Shqipëri!”, shkruan ai.

Teksa më tej apelon edhe për regjistrimet në KQZ. 

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë, se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar me votë atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione mjerane, që u zhvlerëson çdo ditë edhe remitancat që  dërgoni për prindërit me 50% të vlerës së tyre. Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, për ndryshimin dhe për shpëtimin e shumëpritur të Shqipërisë nga Narkoshteti që dëboi në emigrim mbi 1 milion shqiptarë!”, shkruan Meta ndër të tjera. 
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Besimtarët myslimanë në Elbasan falin namazin për Fitër Bajramin, qindra qytetarë mblidhen në qendër të qytetit

Besimtarët myslimanë në Elbasan falin namazin për Fitër Bajramin, qindra qytetarë mblidhen në qendër të qytetit