Partia Demokristiane e Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit, në një kohë që projekti mund të implementohet në jo më shumë se 20% të vendit.

Ndoka ka dalë kundër të gjithëve duke kërkuar që të aplikohet në të gjithë vendin, pasi kujtojmë se PD dhe LSI kanë propozuar Korçën dhe Fierin si dy zonat ku të bëhet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Pasi Partia Demokratike dorëzoi shkresën në KQZ mësohet se edhe LSI ka të njëjtat propozime, të cilat janë depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kurse PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike ka propozuar  vetëm Tiranën.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e partive politike, lidhur me implementimin e projektit pilot, numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.