Zgjedhjet, PD kërcënon strukturat:
Kush nuk bindet, konsiderohet rival

Zgjedhjet, PD kërcënon strukturat:<br />Kush nuk bindet, konsiderohet rival
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka mbledhur dje grupin parlamentar pa praninë e Lulzim Bashës në qendër të së cilit ishte organizimi për fushatën elektorale në Dibër.

Paloka i cili drejton dhe shtabin e kandidatit Sherefedin Shehu theksoi se të gjithë deputetët dhe drejtuesit e PD-së do të jenë në mbështetje të Shehu pasi qytetarët e Dibrës meritojnë një kryebashkiak që mendon dhe punon për ta.

Teksa gjatë prezantimit të Shehut për kryebashkiak, Paloka pati deklaruar se herën e fundit humbët për shkak të përçarjes së Partisë Demokratike, kjo frikë duket se ende nuk është shuar në kampin demokrat. “Sigurisht që Sherefedin Shehu është një figurë që meriton të gjithë vlerësimin e dibranëve dhe të strukturave të PD. Është një figurë që nderon Partinë Demokratike por edhe Dibrën. Struktura duhet të ndjehet më se e kënaqur me kandidatin dhe jam i bindur që do të punojmë pa rezerva për ta çuar Sherefedin Shehun kryetar Bashkie. Përçarja e zgjedhjeve të fundit që ndikoi, solli në fakt humbjen e PD në zgjedhjet e fundit lokale në Dibër, mendoj që këtë herë nuk ka të njëjtat raporte midis strukturës së Partisë. Nëse dikush për arsye të tija personale dhe që mban nën vete emrin e funksionarit të PD, do të dalë kundër, atëherë do të trajtohet njëjtë si kundërshtari dhe të jetë i bindur që edhe përgjigjen do e marrë njëjtë si kundërshtarët”-tha Edi Paloka.

Por kjo situatë ndërlikohet më shumë kur në këtë zonë zgjedhjet partiake nuk kanë përfunduar.

Zgjedhjet në Dibër i pezullova unë. Sigurisht, jo me kokën time me vendim të kryesisë së PD. Meqë erdhi kjo situatë, ne pezulluam zgjedhjet në PD, të cilat do të zhvillohen  pas fitores së Bashkisë Dibër dhe sigurisht kjo fushatë mund të na shërbejë që gjithsecili, nga anëtari më i thjeshtë deri tek funksionari më i lartë, të tregojnë se sa vlera kanë. Dhe vlerat më mirë se sa në një fushatë zgjedhore nuk ka ku t’i tregojnë. Kush do ta përjashtojë veten, kush do të largohet, apo ca më zi, kush dëshiron të rreshtohet në krahun e kundërshtarit, do të marrë përgjigjen si një kundërshtar i PD”,-tha Paloka.

Qytetarët e Dibrës do të tregojnë në këto zgjedhje, theksoi Paloka, mençurinë dhe qytetarinë e tyre, duke zgjedhur Sherefedin Shehun, si njeriun e punës, si kryebashkiak të tyre.

"I gjithë grupi është i gatshëm dhe do të angazhohet në fushatën e Dibrës, ku unë jam i bindur se ne do të fitojmë",-tha ai.

I pyetur nga mediat, Paloka nuk ka komentuar kandidatin e paraqitur nga PS por ka shprehur bindjen se Sherefedin Shehu është kryebashkiaku që do të sjellë një jetë më të mirë për qytetarët e Dibrës që ndjehen të braktisur  dhe të nëpërkëmbur nga qeverisja e Edi Ramës.

"Nuk kam ndonjë koment për kandidaturën e PS. Do ta shohim si do të sillet në fushatë, sepse për mua nuk ka rëndësi emri që ka krijuar deri më sot. Nëse ai do të jetë pjesë e lojës se Edi Ramës për të marrë atë që nuk i takon, nëse do të hyjë me poshtërsi dhe pisllëqe në këtë fushatë, sigurisht që do të marrë përgjigjen që meriton në çdo aspekt. Nuk dua të paragjykoj. Për ne ka rëndësi që dibranët të kenë përfaqësuesin që meritojnë dhe jo një përfaqësues të Edi Ramës. Ky që përfaqëson PS, nuk e di nëse është koiçidencë që e ka mbiemrin Rama, por për ne pak rëndësi ka. Askush nuk duhet të përfaqësojë më në Dibër Edi Ramën në pushtet”.

I pyetur se përse po ndërmerret gjithë ky investim i PD për zgjedhjet në Dibër, ai tha se është një situatë normale. “Ky është një investim normal. Kemi fushatë vetëm në një zonë dhe sigurisht të gjithë do të angazhohen në atë zonë. Ju e dini shumë mirë që në raste të tilla shteti angazhohet me të gjitha forcat, siç po angazhohet edhe tani. Por nëse ata angazhohen me mënyra aspak legale dhe të errëta, ne do të angazhohemi për të bërë një fushatë ashtu siç duhet të jetë fushata, siç duhet të jenë zgjedhjet, që qytetarët e Dibrës duhet të jenë të lirë dhe të japin votën për atë që mendojnë se duhet t’i drejtojë. Sigurisht jo për shukrinjtë e Ramës”,-tha kreu i grupit parlamentar demokrat.
 
 
Kërcënimi
“Nëse dikush për arsye të tija personale dhe që mban nën vete emrin e funksionarit të PD, do të dalë kundër, atëherë do të trajtohet njëjtë si kundërshtari dhe të jetë i bindur që edhe përgjigjen do e marrë njëjtë si kundërshtarët”.
 
Rivalit
Nuk dua të paragjykoj. Për ne ka rëndësi që dibranët të kenë përfaqësuesin që meritojnë dhe jo një përfaqësues të Edi Ramës. Ky që përfaqëson PS, nuk e di nëse është koiçidencë që e ka mbiemrin Rama, por për ne pak rëndësi ka. Askush nuk duhet të përfaqësojë më në Dibër Edi Ramën në pushtet”.
 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur