Dhimitri Çyfeku, zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë! Votuan 577 anëtarë, pjesëmarrja më e ulët në histori

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Dhimitri Çyfeku është zgjedhur kryetar i degës së Rithemelimit në Korçë, në garë përballë Eleina Qiricit dhe Harito Zotos.

Dhimitri Çyfeku arriti të marrë 313 vota, pasuar nga Eleina Qirici me 235 vota dhe Harito Zoto ka marrë vetëm 17 vota. Ndërkaq, 12 vota të tjera kanë rezultuar të pavlefshme.

Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm pranë selisë së PD-së Korçë dhe u mbyll në orën 18:00.

Gazetari i Report Tv Armand Braho, raporton se kanë votuar rreth 577 anëtarë të partisë, nga 4895 që kanë të drejtë vote.

Në zgjedhjet e fundit për kryetar dege kanë marrë pjesë mbi 1100 votues, kurse sot është shënuar numri më i ulët i pjesëmarrësve në zgjedhjet e kësaj dege.

Gjatë procesit nuk u shënuan incidente. 

Në një prononcim për media, Dhimitri Çyfeku u shpreh se kjo garë ishtë e barabartë.

Me zgjidhjen e tij si kryetar i Rithemelimit në Korçë, ai u shpreh se tashmë situata në këtë degë do të ndryshojë.

“Anëtarësia vendosi që të ma besojë mua drejtimin e partisë. Natyrisht që gara ishte e barabartë, e drejtë dhe unë jam fitues si rezultat i besimit që më dha anëtarësia e PD. Gjendja e PD Korçë nga sot e tutje fillon e ndryshon. Ajo që u vu re në këtë proces ishte bashkimi i gjithë anëtarësisë, drejt këtij procesi i cili doli me sukses, ishte i drejtë, i pastër dhe i pranuar prej të gjithëve.

Në gjykimin tim do të thotë se edhe kandidatët rivalë ndaj meje kanë qenë afërsisht me të njëjtin vizion dhe ambicie drejt anëtarësisë. Ajo çka vendosi diferencën ishte besimi sa i përket anëtarësisë në drejtim të menaxhimit dhe bashkimit të strukturave. Kjo do të thotë që ata vlerësuan përvojën në punën time gjatë viteve në PD”, tha ai.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja