Qyteti i Nju Jorkut po zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë, me sondazhet që tregojnë se Zoran Mamdani, një 34-vjeçar mysliman me prejardhje indiane, i cili vjen nga krahu i majtë i Partisë Demokratike dhe është një kundërshtar i vendosur i politikave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, është kandidati kryesor.

Trump ka shprehur vazhdimisht preferencën e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe të hënën në mbrëmje u bëri thirrje përsëri njujorkezëve të votojnë për kundërshtarin kryesor të Mamdanit, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

“Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo Andrew Cuomo personalisht, nuk keni zgjidhje tjetër. Duhet të votoni për të dhe të shpresoni se ai bën një punë fantastike. Ai është i aftë, Mamdani jo”, shkroi Trump në Truth Social.

Ndërkohë Elon Musk duket se është një linjë me Trump, pasi u bëri thirrje njujorkezëve të votojnë për Cuomo-n, jo për “Momduni-n ose sido që të quhet”.

Në postimin e tij në X, themeluesi i Tesla-s na kujton se një votë për republikanin Curtis Silva do të ketë rëndësi për Mamdani-n, një slogan që shumë zyrtarë republikanë e kanë përsëritur ditët e fundit.

Foto: Postimi i Elon Musk