Në garë vetëm Berisha, ‘Rithemelimi’ ndryshon rregulloren: Garanci të barabarta për kandidatët

TIRANË- Numërimi mbrapsht për përfundimin e afatit të dorëzimit të kandidaturave për garën e kryetarit të PD ka filluar, por ende i vetmi që ka shprehur zyrtarisht dëshirën është Sali Berisha.

Ndërkohë Komisioni i “Rithemelimit” thotë se është angazhuar maksimalisht për të ndryshuar rregulloren, në mënyrë që t’i ofrojë kandidatëve që do të marrim pjesë në proces të drejta dhe garanci të barabarta, dhe pse këto kandidatë ende nuk janë shfaqur.

Eno Bozdo, anëtar i komisionit përgjegjës për procesin zgjedhor në një konference për shtyp nga selia blu, ka paraqitur të gjitha ndryshimet që ka vendosur komisioni në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.

Për ta bërë procesin sa më transparentë siç tha Bozoi, njoftoi se çdo kandidat do të ketë të drejtën të caktoj një vëzhgues pranë komisionit, si dhe një përfaqësues në komisionin e votimit. Me rëndësi siç tha anëtari i “Rithemelimit” është që cdo kandidat të ketë akses në listat zgjedhore si edhe në zyrën e shtypit të PD.

“Është një rregullore që ka qenë shpesh herë e debatuar në gara të ngjashme për kryetarin e PD, për shkak të pretendimeve të kandidatëve për mosbarazim të procesit. Rregullorja ka disa ndryshime drastike që sigurojnë një proces të drejtë, të bazuar te vota dhe të barabartë. Sanksionon faktin që konkurrimi është i lirë, shanset e barabarta, kontrolli i kandidatëve i barabartë.”, shprehet Bozdo.

Ndryshimet në rregulloren: 

1. Çdo kandidat të caktojë pranë komisionit një vëzhgues të përhershëm, që do të ketë akses në të gjitha veprimtaritë e komisionit për ankesa dhe propozime. Do të jetë pothuajse i barabartë me ne që jemi në Komision.

2. Çdo kandidat mund të ketë 1 përfaqësues në komisionin e votimit. Kjo për të eliminuar ankesat në procesin e numërimit të votave, në mënyrë që të jetë procesi hapur dhe i drejtë.

3. Aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore. Komisioni ynë ka përgjegjësinë t’i jap akses të plotë dhe të menjëhershme çdo kandidati në procesin zgjedhor.

4. Akses në zyrën e shtypit të PD. Çdo kandidatë ka të drejtë të përdorë selinë e PD.

Kujtojmë që afati i fundit për dorëzimin e dokumenatcionit përkatës për pjesëmarrjen në garën për kryetarin e PD është në orën 24:00.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
'Bëje 250, ose 300', Vokshi sqaron videon e publikuar nga numërimi i votave: Doli jashtë kontekstit

Në një konferencë për shtyp, Albana Vokshi, njëherësh anëtare e Komisionit të Rithemelimit theksoi se procesi i votimit dhe numërimit për kryetarin e Këshillit Kombëtar  ishte i gjithë para kamerave. Ndalur te një video e cila u publikua pasditen e djeshme, ku shihen komisionerët teksa shtonin shifra me mendjen e tyre, Vokshi e ka sqaruar. Sipas saj, ajo shifër për të cilën komisioneri fliste ishin për fletët e printuara, dhe se nuk bëhej fjalë për vota.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal