23 federata sportive, mes tyre FSHF, nuk do kenë të drejtën të votojnë në asmablene e përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që do të zhvillohet me 17 prill.

Në këtë përfundim ka dalë Kimisioni i Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga kush përbehet edhe pse për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar. Arsyet e këtyre përjashtimeve janë  mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, pagasa e kostos financiare të përvitshme dhe të tjera si këto.

Përveç federatës së futbollit të përjashtuara janë edhe federata të tjera si ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes, me këto të fundit që vazhdojnë të sjellin medalje. 

Zgjedhja e presidentit të KOKSH-it është çështje që ka shkaktuar përplasje edhe disa muaj më parë. Në mënyrë të papritur dhe pa asnjë lajmërim ajo u mblodh për të shkakrkuar Viron Bezhanin, ndërsa kandidatët për të marrë këtë post tani janë Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo.