Skandal në KOKSH, asambleja shkarkon presidentin me mbledhje sekrete

Në kushte të pazakonta është zhvilluar sot asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH e cila ka votuar për shkarkimin e presidentit aktual Viron Bezhani.

Me 45 vota pro dhe 9 kundër asambleja vendosi që Bezhani të mos jetë më president. Ky i fundit ka qenë kundër kësaj asambleje e cila është mbledhur në mënyrë urgjente pa asnjë lajmërim në faqen zyrtare.

Ndërkohë për ngjarjen nuk janë lajmëruar as mediat, ndërsa ka qenë kundër rregullave të pandemisë. Kjo pasi asambleja është zhvilluar në një ambient të mbyllur me mbi 60 persona.

Sakaq Bezhani ka deklaruar për Report TV se çështjen do ta çoj në prokurori, pasi pretendon se politika po ndërhyn në mënyrë vendimtare në KOKSH. Përflitet se presidenti i ardhshëm i KOKSH do të jetë Fidel Ylli, por votimi për këtë do te mbahet në ditët në vijim.

Përse arriti deri në këtë pikë situata në KOKSH?

KOKSH është institucioni sportiv që prezanton të gjitha federatat sportive, por që prej disa vitesh ka patur akuza të forta për fonde të shtrënguara. Në 2019 presidenti Viron Bezhani akuzoi sekretarin Stavri Bello se kishte përvetsuar disa nga këto fonde, ndërkohë që për shkak të situatës së krijuar pati një ngërç për shpërblimet që duhet t’u jepeshin sportistëve.

Të dy palët vendosën ta çonin çështjen në gjykatë, por me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në shkurt të 2020 u vendos që të kishte ndryshim të statutit të KOKSH, por edhe zgjedhje të reja. Këto zgjedhje duhet të bëheshin brenda 2020, por datat e vendosura në dhjetor u shtynë për shkak të pandemisë, pasi nuk lejoheshin grumbullimet.

Ndërkohë që publiku priste datën e re të asamblesë, papritur sot është mësuar se KOKSH ka kryer punimet, pa asnjë njoftim edhe për mediat. Që të thirret asambleja duhet të votojnë 2/3 e anëtarëve, ose vetë presidenti. Bezhani e mohon ta ketë bërë diçka të tillë, ndërsa thotë se edhe anëtarët nuk kanë votuar për një asamble të jashtëzakonshme, e cila në çdo rast është në shkelje me masat e pandemisë.

Një shkelje tjetër është se nga ndryshimet statutore, që ishin në rend dite sot, e deri te vendimet për ndryshimet e presidencës, duhet të kalojnë të paktën 30 ditë. Këto dy akte sot janë kryer brenda pak minutash.

Për t’u sqaruar se një mandate në krye të KOKSH është katër vjeçar, ndërsa zgjedhjet e fundit janë kryer me 30 qershor të 2017.

Kush është Viron Bezhani

Viron Bezhani është një ish-sportist, mundës, i cili ka fituar shumë medalje dhe është shpallur kampion për pesha të ndryshme. Pas përfundimit të karrierës ai ka kryer studimet e larta në Universitetin e Sporteve, duke marrë titullin’ Mësues i Edukimit Fizik dhe Trajner’. Sakaq ai ka përfunduar studimet në nivelin e dytë master në universitetin ‘Kristal’ për degën Administrim Biznesi me kohë të plotë.

Ai ndërkohë njihet nga opinioni edhe si anëtar i LSI-së, partisë që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi. Jo më larg se mesi i dhjetori Bezhani i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkonte të ndërhynte në zgjedhjet e KOKSH-it. Kjo me pretendemin se ‘deputeti i PS-së Fidel Ylli, por edhe presidenti i federatës së volejbollit Erlind Pëllumbi, po kërkojnë të uzurpojnë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar’.

I.K/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Vlahutin: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë

Mbyllja e TikTok, Vlahutin: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë