Për herë ë parë zhvillohen zgjedhjet për presidentin e “Urdhrit të psikologut” dhe Asamblesë drejtuese të këtij urdhri.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur se kjo është hera e parë që ky profesion rregullohet me ligj. Aktualisht në regjistrin e psikologëve janë regjistruar 872 psikologë.
Janë mbajtur sot zgjedhjet e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Psikologut nga Komisioni i Përkohshëm, i ngritur në zbatim të Ligjit nr.40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut” Në procesin e parë zgjedhor janë thirrur të gjithë psikologët e regjistruar në Regjistrin e Urdhrit të Psikologut.
Nga kjo asamble zhvillohen zgjedhjet e organeve të saj drejtuese, anëtarët e këshillit kombëtar dhe presidentit të Urdhrit.
Urdhri i Psikologut, ngrihet për herë të parë në Shqipëri dhe do të rregullojë me ligj këtë profesion që gjithmonë e më shumë e më shumë po zë hapësira në shërbimet dhe komunitete.
Duke e vënë theksin tek rritja e cilësisë së Shërbimeve, ministri i MMSR Blendi Klosi deklaroi se ky votim i sotëm do ti japë fund njëherë e përgjithmonë një profesioni që funksiononte deri më sot i parregulluar me ligj.
"Ndaj për ne është kaq e rëndësishme kjo ditë, pasi për 15 vite psikologët nuk kanë pasur rregulla të qarta funksionimi.
Ngritja e urdhrit edhe për punonjësin social shërben në kuadër të një reforme të madhe" u shpreh ai.
Komisioni i përkohshëm, ka realizuar regjistrimet e psikologëve dhe është krijuar një database i saktë me të gjithë psikologët në territorin e Shqipërisë, ku pas regjistrimit për herë të parë të psikologëve në një regjistër zyrtar janë dërguar të dhënat janë dërguar për konfirmim në universitetet përkatëse. Nëpërmjet këtij procesi kanë kaluar 872 anëtarët e urdhrit të psikologut.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO