ANKARA – Turqia pritet të mbaj zgjedhjet presidenciale në datën 10 Gusht, raportuan sot mediat turke duke ju referuar burimeve konfidenciale nga zyra e kryeministrit të vendit.

Ajo që i bën këto zgjedhje të veçanta është fakti se për herë të parë në Turqi, presidenti do të zgjidhet me votë popullore dhe jo nga parlamëenti.
 
Një raund i dytë do të mbahet nëse asnjë kandidat nuk fiton në raundin e parë. Ndërkohë, Presidentit aktual turk Abdullah Gul i ka mbaruar mandati.
 
Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)