VENEZUELE - Dy kandidatë për president në Venezuelë iu drejtuan turmave të mëdha të njerëzve në ditën e fundit të fushatës së tyre, gjatë ditës së premte, para mbajtjes së zgjedhjeve ditën e dielë.
Presidenti Hugo Chavez, përpara dhjetëra mijëra mbështetësve në kryeqytetin Karakas u shpreh se ka nevojë për një mandat të tretë për konsolidimin e reformave sociale.
Duke mbajtur një fjalim të fundit nën një shi të pandërprerë, Chavez deklaroi se zgjatja e mandatit është thelbësore për “të goditur përfundimisht varfërinë” në vendin e Amerikës së Jugut, të pasur me rezerva të shumta nafte.
Nga ana e tij, kandidati i opozitës, Henrique Capriles, premtoi përpjekje për rritje ekonomike dhe mirëqeverisje për të gjithë popullin e Venezuelës.
Megjithatë, 40-vjeçari Capriles sipas sondazheve të shumta rezulton të jetë kthyer në një figurë mjaft popullor. Duke folur për presidentin aktual ai u shpreh se 20 vjet në pushtet janë shumë. Asnjë njeri nuk mund të ketë një energji të tillë për t’ia dalë mbanë me sukses”, deklaroi kundërshtari Caprijes i cili ka mbështetjen e plotë 20 partive opozitare.
Në bazë të sondazheve të deritanishme zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me datë 7 tetor pritet të kenë një rezultat mjaft të ngushtë.
(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com