Kroatët votojnë sot zgjedhjen e kreut të shtetit dhe presidenti në ikje, socialdemokrati Ivo Josipoviç, është aktualisht në krye të sondazheve.
Kroacia si një ish-republikë jugosllave, është anëtari i fundit që i është bashkuar BE-së dhe po përballet me një krizë të rëndë ekonomike.
Qendrat e votimit u hapën në orën 6:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në 18:00, duke bërë që rezultatet e para të priten në mbrëmje.
Josipoviç, me profesion jurist dhe kompozitor i muzikës klasike, pritet që në raundin e dytë, që zhvillohet më 11 janar, të përballet me kandidaten e kampit konservator Kolinda Grabar Kitarovic, ish-shefja kroate e diplomacisë (2003-2008).
Sipas sondazhit më të fundit, Josipoviç, që lufton për një mandat të dytë pesë vjeçar, pritet të marrë 46,5% për qind të votave kundër 34,9% për rivalen e tij.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com