Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviç dhe Mitaloviç më 2 prill, Abazoviç: Mbështesim Milatoviç në raudin e dytë

MAL I ZI- Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi në emër të Qeverisë se ndihet shumë krenar për mënyrën sesi u mbajtën ditën e djeshme zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi. 

Milo Gjukanoviç ishte kandidati më i votuar për president përballë 6 të tjerëve, megjithatë në zgjedhjet e së dielës nuk arriti të merrte 50% të votave.

"Dje ishte si në vendet e Evropës Perëndimore. Mendoj se është diçka që duhet t'i shërbejë nderit të të gjithëve", tha Abazoviç në seancën e sotme të Qeverisë.

Për këtë, Kryeministri i Malit të Zi thotë se kanë kontribuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor me mesazhe shumë pajtuese. 

Rezultatet paraprake tregojnë se ai ka marrë 36.2 për qind të votave, ndërsa kandidati tjetër më i votuar është Jakov Milatoviç me 23 për qind të votave. Ai bëri të ditur qëndrimin e tij politik në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mendoj se Mali i Zi duhet të marrë një president të ri dhe do ta ketë një të tillë”, tha Abazoviç.

Gjukanoviç, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe president aktual i shtetit, ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet. Ndërsa Milatoviç hyri në politikë 3 vjet më parë dhe është një nga drejtuesit e Lëvizjes Evropa Tani - e themeluar në qershor të vitit të kaluar.

“Unë do të jem ai që do ta dërgojë vendin në BE”, ka premtuar Milatoviç.

Lidhur me agresionin ushtarak rus në Ukrainë, Millatoviq, sa ishte ministër, tha se Millatoviç mbështet nismën e Ballkanit të Hapur dhe e cilëson Serbinë si “partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe turistik”.

Ai e mbështeti edhe nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën një pjesë e opinionit politik e konsideroi si tradhti ndaj interesave kombëtare.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI