Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian

Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian

Rumani

Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike.

Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, duket se do të vazhdojë garën në raundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind.

Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider i të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.

Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, raudi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.

Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar.

Radhë të gjata janë raportuar nëpër qendrat e votimit në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pak para mbylljes së vendvotimeve.

Lasconi ka qenë kandidatja e vetme për pozitën e presidentit që ka dalë kundër idesë që Ukraina t’i japë tokë Rusisë kur të diskutohet për paqe, me arsyetimin se një hap i tillë vetëm do të fuqizojë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse Ukraina dorëzon territor, Putin nuk do të ndalet”, ka thënë ajo.

"Ne duhet t’i ndihmojmë Ukrainës që të fitojë këtë luftë”.

Ciolacu njihet si pro-evropian.

“Ne do të mbështesim thellimin e integrimit evropian për të mirën e njerëzve dhe do të kemi rol më aktiv në procesin e vendimmarrjes në nivel evropian”, ka thënë ai.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën fqinje, pasi përveç ofrimit të ndihmës ushtarake, ajo ka luajtur rol kyç në transportimin e grurit ukrainas në tregjet globale.

Meritat më të mëdha për qasjen kaq pro-ukrainase të Bukureshtit, i shkojnë presidentit aktual, Iohannis./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës