Zgjedhjet Presidenciale në SHBA
fitojnë Cruz e Sanders në Uiskonsin

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA<br />fitojnë Cruz e Sanders në Uiskonsin
Kandidatët Bernie Sanders dhe ted Kruz ndalin Hillary Clinton dhe Donald Trump në zgjedhjet ne Uiskonsin. Megjithatë Trump vazhdon të udhëheq garën republikane, ndërsa kandidatja demokrate Clinton  edhe pse ka pësuar humbje shihet si favoritja kryesore në garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Senatorët Bernie Sanders dhe Ted Cruz, dy kandidatë që duket se nuk kanë gjasa për triumf përfundimtar në zgjedhjet partiake për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar fitore të rëndësishme në shtetin, Viskonsin.

Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se në zgjedhjet partiake në Partinë Demokratike në Viskonsin, Sanders ka fituar 56.4% të votave, ndërsa kandidatja që konsiderohet favorite për ta fituar nominimin, Hillary Clinton, fitoi 43.3%.

Megjithatë, për nga numri i delegatëve, zonja Clinotn, ish-sekretare amerikane e shtetit, vazhdon të kryesoj. Në Partinë Republikane në Uiskonsin ka fituar senatori, Ted Cruz, me 48.3% të votave, ndërsa favoriti, Donald Trump, fitoi 35.1% të votave. Trump vazhdon të udhëheq garën republikane, por ekziston frika se ai nuk do të mund të ketë numrin e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin e partisë.

“Sonte është pika e kthesës -u shpreh Cruz përpara turmës- ne po fitojmë sepse kemi arritur të bashkojmë Partinë Republikane

Ndërsa nga ana tjetër demokratja Clinton duhet të përballet me betejën në neë York  dhe do të jetë nën presion  gjatë të gjithë fushatës. Pavarësisht humbjeve të fundit sipas analistëve ajo të do të jetë kandidatja kryesore e cila do të garojë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari