Zgjedhjet presidenciale në SHBA
sot përballja e dytë Clinton-Trump

Zgjedhjet presidenciale në SHBA<br />sot përballja e dytë Clinton-Trump
Sot gjatë natës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet debati i dytë televiziv mes dy kandidatëve për President të SHBA-ve mes kandidates demokratike Clinton dhe atij republikan Trump.

Debati i dytë do të mbahet në Seint Ljuis, të shtetit Mizuri dhe do të zhvillohet si një lojë shahu, me një audiencë që do të ketë mundësi të bëjë pyetje (ora 02.30 te Shqiperise).

Hilary Clinton në këtë debat të dytë do të duhet të përballet me komentet e saj të botuara nga Wikileaks, ku tregohet se ajo shpesh përqafon një lloj pozicioni në skenën publike, ndërsa mban një pozicion krejt të kundërt në biseda private, për çështje të rëndësishme.

Ndërsa Trump do të përballet me komentet e tij denigruese dhe aferave të tij financiare, por edhe me shqetësimet e partisë së tij në lidhje me sjelljen, temperamentin dhe aftësinë e tij për të marrë detyrën e Presidentit.

Deri tani ende nuk dihet se cila do të jetë sjellja e dy kandidatëve, kryesisht e Trump, por ai ka paralajmëruar se do të jetë më agresiv, duke risjellë në vëmendje historinë e shkarkimit të Bill Clinton gjatë mandatit të tij të dytë.

Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve për President të SHBA u fitua nga Clinton.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011