Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris: Trump synon hakmarrje, misioni im është të punoj

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris: Trump synon hakmarrje, misioni im është të punoj

Donald Trump dhe Kamala Harris

Kjo do të jetë një votë për të shkuar në kaos ose drejt lirisë. Këto ishin disa nga fjalët më të forta të Kamala Harris në Washington në mitingun e saj të radhës. Vendi ku ajo zhvilloi mitingun e radhës ishte pas shtëpisë së bardhë, pikërisht aty ku Trump nxiti protestuesit e 6 janarit u nisën thuajse 4 vite më parë për tu nisur në capitol kundër certifikimit të Joe Biden si president. Në javën e fundit të fushatës, Harris vuri në dukje ndryshimin që ka evidentuar shpesh këto kohë midis saj dhe Trump.

“Unë nuk jam perfekte, por edhe bëj gabime, megjithatë iu premtoj një gjë: do iu dëgjoj e do të kërkoj consensus dhe nëse ju më jepni mundësinë të punoj për ju, asgjë nuk do të më ndalojë. Nëse Trump fiton dhe hyn në zyrën ovale, ai do të hyjë aty me një listë armiqsh, nëse unë do të hyj në zyrën ovale do të futem me një listë punësh”, tha Harris.

Trump ndërkohë zhvilloi mitingun e radhës në Pensilvani, ku foli sërish për cështjen e emigracionit të paligjshëm. Turma brohoriti pasi Trump njoftoi se çfarë ka në plan të bëjë që ditën e parë.

“Ditën e parë, unë do të nisë programin më të madh të dëbimit në historinë amerikane. Ne do t'i nxjerrim ata jashtë. Unë do të shpëtoj çdo qytet që është pushtuar dhe pushtuar, dhe ne do t'i fusim në burg këta kriminelë të egër dhe gjakatarë ose do t'i dëbojmë nga vendi ynë.  Unë po bëj thirrje për dënimin me vdekje për çdo migrant që vret një shtetas amerikan ose një oficer të zbatimit të ligjit, thotë Trump.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët

Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët