Zgjedhjet Presidenciale, sondazhet:
Trump kryeson ndaj Hillary Clinton

Zgjedhjet Presidenciale, sondazhet:<br />Trump kryeson ndaj Hillary Clinton
Ndërsa na ndajnë 9 javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA gara mes dy kandidatëve Donald Trump dhe Hillary Clinton po bëhet gjithnjë edhe më e fortë.
 
Në sondazhin e kryer së fundmi nga CNN kandidati republikan përmbys rezultatet e deritanishme duke shënuar një epërsi të lehtë ndaj rivales demokrate.
 
Manjati kryeson duke marrë 45% të votave kundrejt 43% të siguruara nga ish sekretarja Clinton.
 
Deri më tani ekziston bindja se në zgjedhjet e 8 nëntorit Hillary Clinton do të triumfojë .
 
Deri më tani shkruan CNN ish sekretarja ka fituar mbështetjen e grave duke siguruar 53% të votave. Ndërsa burrat mesa duket preferojnë manjatin i cili siguroi 54%.
 
E përditshmja shkruan së votuesit e rinj përkrahin kandidaten Clinton ndërsa zgjedhësit mbi moshën 45 vjeç duan kandidatin republikan.
 
Por pavarësisht sondazheve do të jetë data 8 nëntor e cila do të përcaktojë pasardhësin e Obamës, por duhet thënë se kjo fushatë presidenciale ka dhuruar shumë surpriza.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar