Mbrëmja e sotme i takon duelit të fundit televiziv mes dy kandidatëve për president të Shtëpsië së Bardhë Hillary Clinton dhe Donald Trump.
Në këtë përballje televizive kandidatët do të jenë për herë të fundit përpara publikut ku do të përballen me pyetjet të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet e 8 nëntorit.
E në prag të debatit të fundit presidencial demokratja Clinton vazhdon të ketë përparësi në sondazhe, ndërsa rivali Donald Trump do të duhet të luftojë fort pas skandaleve të fundit ku akuzohet për ngacmime seksuale.
Në sondazhet e fundit, manjati i pasurive të paluajtshme paraqitet me 7 pikë përqindjeje më pak sesa ish-Sekretarja amerikane e Shtetit. Ndërsa sondazhet e para kanë nxjerrë 2 herë fituese të debatit demokraten Clinton.
Akuzat për ngacmime seksuale ndaj grave Trump i quan gënjeshtra të përhapura nga fushata e rivales.
Nga ana e saj, demokratja po përgatitet prej ditësh për debat, pavarësisht se çështja e emaileve është në qendër të vëmendjes.
Clinton është mbështetur fuqishëm nga presidenti në ikje Barack Obama dhe zonja e parë Michelle.
Dueli i fundit televiziv që do të mbahet në Universitetin e Nevadës, dhe pritet të ndiqet nga një numër rekord prej 80 milionë teleshikuesish.
Mediat amerikane shkruajnë se disa nga temat që priten të trajtohen në debat janë: Emigracioni, borxhi publik, gjykata supreme, arena ndërkombëtare dhe shëndeti i dy kandidatëve që shpesh herë ka qënë në qendër të vëmendjes.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34.4%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.9%
Vota total: 6596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni
6 Gusht, 08:19
-
Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve
6 Gusht, 08:03
-
Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten; konkurrohen nga importet
6 Gusht, 07:48
-
Ja kur hapet qendra për emigrantët në Gjadër! ‘La Repubblica’ zbulon detaje, kontingjent dhe staf prej 500 policësh
6 Gusht, 07:43
-
Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për sot
6 Gusht, 07:38
-
Pesë ushtarë amerikanë plagosen në një sulm ndaj një baze në Irak
6 Gusht, 07:32
-
Ju pret një surprizë e bukur... Ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
6 Gusht, 07:14
-
Nikoll Lesi: Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”, o Sali
6 Gusht, 07:11
-
Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin
5 Gusht, 22:59
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34