Zgjedhjet, Rama:Administratori
u rrah barbarisht,ishte paturpësi'
Video/Rama qep plagën e të dhunuarit

Zgjedhjet, Rama:Administratori<br />u rrah barbarisht,ishte paturpësi'<br />Video/Rama qep plagën e të dhunuarit
Partia Socialiste mbylli sot fushatën në Dibër, ku kandidat për kryetar bashkie është Muharrem Rama. Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se është koalicioni PS-LSI ai që do të përfundojë rrugën e Arbrit, ndërkohë që shtoi se PD në qeverisjen e saj nuk përfundoi asnjë rrugë, duke përfshirë këtu edhe rrugën e Kombit.

Sa i përket dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Rama tha se ky ishte një akt paturpësie, pasi ai u rrah barbarisht, ndërkohë që shtoi se ishte Muharrem Rama ai që la fushatën dhe shkoi për t'i qepur plagën Medës.

Ne kemi ardhur me çeta me demek në mbrojtje të votës, për tu arritur deri aty që u dhunua një administrator. S’ka më turp. Të paktën Shero një fjalë duhet ta thoshte. Nëse goditet një person s’ka rëndësi i kujt partie është. S’kam dëgjuar që kur rrihet një person i çfarë do parie t’i bijë gjoksit. Ishte Muharemi ai që la fushatën dhe shkoi dhe i qepi plagën" tha ai
 
Ai tha se qeverisja e PD nisi shumë projekte dhe hapi shumë kantiere por nuk kishte paratë e duhura për t'i mbyllur.
 
Duke u ndalur tek kandidati i opozitës për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, Rama tha se ai është kandidat halli, ndërsa Muharrem Rama është njeriu që do të zgjidhë hallet e dibranëve. Ai tha se, Sherefedin Sehun nuk do ta vendoste as magazinier.
 
“Ju do jeni më 11 shtator për Muharrem Ramën. Muharremi është këtu për Dibrën. Shehu kandidat nga halli, Muharremi do të zgjidhë hallet tuaja. Të dielën do vendosni ose për ta bërë Dibrën degë të PD-së ose për ta vazhduar programin e Rilindjes. Pjesë e rrugës së rilindjes është rruga e Arbrit. Unë ju thashë ndershmërisht pse është vonuar rruga e Arbrit dhe po aq ndershmërisht ju thashë së do e ndërtojmë. PD doli dhe u shpreh se ne rrugën e lamë gati. Tani që rrugën e Arbrit nuk e kanë lënë gati, nuk ka nevojë ta them sepse ju e shikoni vetë. Para se të thotë për rrugën e Arbrit të thotë çfarë la gati. Edhe investimin për rrugën e Kombit qe investoi nuk e përfundoi, atë po e përfundojmë ne. Atë e dimë të gjithë ne. Kjo është mënyra sesi i mendon Basha gjërat gati. Vetëm një gjë na la PD një mal me borxhe, vetëm për të marrë votat. Ne shlyem borxhet për ato rrugë që ata lanë gati. Nga ana tjetër me shumë keqardhje kam degjuar në këtë fushatë çudiraNe nuk po bëjmë fushatë politike. S’keni parë asgjë akoma, sepse kjo fjalë i mërzit ata. Nëse do zgjidhni Sheron ta gëzoni. Ne me të ose pa të do e bëjmë rrugën e Arbrit. Zgjidhni e merrni. Unë do kisha zgjedhur Muharremin. Me thënë të drejtën Sheron as magazinier nuk e vija. Shumë faleminderit. Të dielën zgjidhja është e juaja. Unë besoj se të hënën kryetar i bashkisë është ky që është në krahun tim” tha Rama.

Duke u ndalur tek partia Demokratike, Rama ka thënë se kjo e fundit do të dalë të thotë se dibranët e braktisën Raman, por ju jeni këtu për të dëshmuar mbështetjen ndaj kandidatit tanë.

Në hapjen e kësaj fushate ishim së bashku me Muharemin në pallatin e sporteve që për mua ishte befasuese me praninë e të gjithë që ishin aty për të mbështetur Ramën. Pas atij takimi PD u shpreh se dibranët e braktisën Ramën. Sot unë nuk e prisja që ky shesh të ishte kaq i mbushur dhe kaq entuziastë. Jam i bindur që pas këtij takimi do të thotë PD që sheshi ishte bosh dhe Dibra e braktisi Ramën. Qoftë në pallatin e sporteve dhe në shesh, pasnesër do të jeni masivisht për Muharem Ramën. Të dielën ju keni një zgjedhje shumë të qartë mes dy kandidatëve që flasin vetë” tha ai.
 
Sa i përket Muharem Ramës, kryeministri u shpreh se të gjithë dibranët e njohin mirë se çfarë njeriu është dhe më 11 shtator do të dinë të bëjnë dallimin mes tij dhe kandidatit të opozitës.
 
Mjafton t'i shikoni dhe t'i dëgjoni dhe ju i njihni mirë vetë. Keni një zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur vetëm për zgjedhje dhe për kandidatin që është këtu për ju. Keni nje zgjidhje për një kandidat që ka ardhur nga një doktor nga Tirana dhe një kandidat për të shëruar plagët e të gjithëvë. E kam dëgjuar me vemëndje se çfarë ju ofron PD përmes kandidatin të saj. E kam dëgjuar të thotë i bëj tarifat zero. Taksat nuk mund të thotë zero se i kemi bërë ne zero. Si do pastrojë Shero Dibrën? Ai e ka një përgjigje që të çarmatos, me vizion. Kam disa gjëra të shënuara për Shëron por që i merr era. Shero vazhdon se gjithë faturat do i paguajë bashkia. Po si do i paguajë ? Me vizion dhe me mbështjetjen e kryeministrit Basha'', deklaroi Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit