TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka futur Partinë Socialiste në një fazë konsultash nga të cilat do të nxjerrë edhe emrat përfundimtarë të kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 21 qershorit. Ashtu siç u premtoi dy javë më parë, kreu i qeversë, njëherësh kryetari i PS-së Rama, mblodhi në takime të veçanta deputetët e tij për të marrë sygjerimet dhe rezervat që kanë nga kandidatët e propozuar.
Në ambientet e kryeministrisë Rama ka zhvilluar takime ditën e djeshme me deputetët socialistë të qarqeve të Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Mësohet se konsultat për këto bashki me aleatin e LSI-së Ilir Meta, kryeministri e ka përfunduar duke i konsideruar këto si bashki që do të kandidojnë me socialistë.
/Shqiptarja.com