Zgjedhjet, Rama takon të rinjtë: Ju
pjesë e programit tonë për Bashkinë

Zgjedhjet, Rama takon të rinjtë: Ju<br />pjesë e programit tonë për Bashkinë
Kandidati i mazhorancës për kryetar të bashkisë Dibër është takuar sot me të rinjtë e këtij qyteti ku iu ka premtuar atyre përfshirje në programin qeverisës që ai ka hartuar për bashkinë Dibër. 
 
Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provokimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”, u shpreh kandidati Rama.
 
Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e Bashkisë, zhvillimin e ekonomisë dhe zhvillimin e Dibrës.
 
Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj radhe ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standard evropiane”, nënvizoi Rama.
 
Kandidati i së majtës tha se rinia dibrane do të bëjë zgjedhjet e duhur për të realizuar një fitore të thellë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital