Zgjedhjet, Ruçi: Mos bëni pis
qytetarinë korçare, së pari atë jo

Zgjedhjet, Ruçi: Mos bëni pis<br />qytetarinë korçare, së pari atë jo
TIRANË - "Nuk mund të përdoret Korça për kauzën opozitarë apo si mjet për të justifikuar humbjen e thellë në Korçë. Mos bëni pis qytetarinë korçare, por në radhë të parë në Korçë jo", ka thënë kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi sot në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm parlamentar gjatë diskutimeve në kuadër të debatit mbi blerjet e votave në Korçë.

"Besoni deputetët tuaj, jo mua, një këshilltarin tuaj se si e shikon humbjen në Korçë. Besoni kandidatin tuaj që kam perceptimin më të mirë, që dhe të dielën fliste për standarde shumë të larta", shtoi Ruçi.

Ruçi ka konstatuar edhe një mungesë euforie dhe pesimizmi, që duhet të karakterizojë gjithë parlamentarët. Ai ka përgëzuar edhe opozitën jo vetëm për ato tulla që ka vënë dje në qeveri apo në opozitë, por se "një nga këto tulla opozita ka kërkuar të realizojë një mocion me debat dhe projekt-rezolutë".

"Bashkë me këtë përshëndetje për opozitën, le ta lëmë arenën e këndvështrimeve për probleme të veçanta dhe shikoj dhe vlerësoj pozitivisht nismën për mocionin, ku fryma është se parlamenti mbështet progres-raportin".

Ruçi ka kujtuar se "rumunët në Bruksel thonin ne rumunët, jo dy palë rumunë dhe serbë në Bruksel. Do ju lutem shumë, të lëmë aspektet e luftës politike. Ne nuk kemi ndonjë vijë ndarëse se dhe opozita dhe pozita ka nevojë për një administratë më civile, më të aftë, më të pakorruptuar".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie