TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se kryesocialsiti Rama i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë, një qytet bastion i së djathtës. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 37.
Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahmiaj, si edhe Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha.
Ehhhh mor Vin rrila sa do vuash ti
Përgjigju