Zgjedhjet, Shkjau: PS në garë me
figura të konsolidura e me integritet

Zgjedhjet, Shkjau: PS në garë me<br />figura të konsolidura e me integritet
TIRANE - Partia Socialiste është futur në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve me të cilët së bashku me partitë e tjera të koalicionit do të garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit. Deputetja socialiste e qarkut të Durrësit, Esmeralda Shkjau në një intervistë për “Shqiptarja.com”, sqaron se PS po punon për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira dhe me integritetin më të lartë për zgjedhjet e 21 qershorit.

Deputetja socialiste ka sqaruar edhe arsyet për të cilat u anulua takimi i grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA. Shkjau e cilëson përfshirjen e saj në listën e personave që detyruan SHBA të anulojë takimin me grupin e miqësisë me Shqipërinë, një veprim të ulët të bërë për qëllime politike.

Duke i qëndruar deklaratave zyrtare të bëra nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deputetja e Durrësit sqaron se e vetmja arsye për të cilën nuk është zhvilluar takimi mes dy vendeve kanë qenë zhvillimet e fundit politike.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë