TIRANË - Ndonëse Kodi Zgjedhor ka marrë edhe konsensusin e opozitës, gjatë diskutimit këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve, nuk ka mundur sërish të kalojë në miratim për shkak të mungesës së kuorumit. Ndryshimet e hartuara nga një grup deputetësh parashikojnë rishpërndarjen e ZAZ-ve, sipas ndarjes së re territoriale.
Në total do të jenë gjithsej 90 ZAZ. Po ashtu u përcaktua që për bashkitë e vogla të mos ketë më 5 tavolina numërimi votash, por 3. Ndërsa për Tiranën nuk do të votohet më me 4 kuti, por vetëm me dy si në gjithë pjesën tjetër të Republikës.
Sa i takon amendimeve të ardhura nga një grup deputetesh mmazhoranca pranoi të diskutonte vetëm pjesën e propozimeve të grave deputetët që parashikojnë 20% femëror të listave të kandidatëve për kryetarë bashkie.
Komisioni i Reformës në drejtësi shihet nga ligjvënësit e mazhorancës si një mundësi, për të ndryshuar sistemin zgjedhor nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO