Partinë Socialiste e sheh si fituese të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa për Berishën tha se premtimet që bënë në fushatë i ka gënjeshtra.
Ka qenë ky komenti i ish- deputeti Spartak Braho, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në emision 'Frontline Intervieë’, në Report TV me gazetaren Marsela Karapanço komentoi fushatën e partive politike në vend.
‘Ndryshimi është se Rama vjen me bilance, ka qeverisur disa mandate kurse Berisha gënjen edhe i beson vet gënjeshtrat e tij, thotë do rris pensionet ku do ti gjejë lekët ai. E kam thënë disa herë e majta fiton, me rezultat të ngushtë por fiton këto zgjedhje. Për mua në politikën e jashtme Rama ka qenë brilantë. Ndryshimet në fushën e turizmit janë fenomenale, është degë e rëndësishme e ekonomisë. Por shqiptarët do ta votojnë PS. Më mirë e keqja më e vogël se Berisha. Rama vjen në pushet sepse do ta votojnë, pasi nuk duan që të votojnë Berishën’, tha ai.
Teksa u ndal tek këshilltari elektoral i PD-së, Chris LaCivita ai tha se është një lobist i zakonshëm. Braho tha se ai s'mund të ndikojë në heqjen e non gratës së Berishës, e cila sipas tij do ta ndjek gjithë jetën.
‘Ai ka qenë përfaqësues i nja kapo që ka drejtuar fushatën e Trump, ai direkt vetë jo. Se kemi dëgjuar njëherë që të flas. Çfarë ka ai çelësin e artë që do t’i jap fitore Berishës. Ai s’ka lidhje me një strateg që vjen përtej oqeanit. Për non gratën e sqaroi edhe Ambasada amerikane që Berishën do ta ndjek sa të jetë gjallë. Ai është një lobist i zakonshëm, LaCivita s’ka as vulë që të jap ndonjë vendim. Ai për lekë ka ardhur këtu. Fituan ose jo, ai i mori lekët’, tha ai.
Lidhur me kandidimin e Ilir Metës në këto zgjedhje edhe pse ndodhet në burg, ai tha se burgosja nuk është pengesë, por nëse shpallet fajtorë, atëherë nuk mund të marr mandatin.
‘Edhe pse në burg, kjo se pengon të hyj në lojën elektorale. Ai e ka problemin kryesor që nëse gjykata e shpall fajtor se ushtron dot të drejtën e marrjes së mandatit, sepse do bëjë dënimin. Po unë jam ndarë me të kur më tha do bëjë koalicion me Berishën dhe i thash turp të kesh’, tha ai.
Një koment e pati edhe për hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK për zgjedhjet e 11 majit.
'Me logjik nuk do të ketë penalitete sepse fushata edhe 20 e ca ditë është, por do të shfaqet një skandal që lidhet me hakerim e një dosje të një personaliteti të PS, të shohim do jetë brenda apo pas fushatës. Akoma nuk është gjetur përgjegjësi kush hakeroi. Hakërrimin e realizojnë agjensitë e huaja të zbulimit sepse i kanë mundësit, partitë me njëra- tjetrën dhe të apasionuarit që rrinë para kompjuterit. Kjo është lufta për epërsi në informacion që përdoret kundër kundërshtarit politikë. Ne iranianët na morëm edhe të dhëna nga rrogat targat’, tha ai.
Komente

