Zgjedhjet, Subashi dhe Koçi dy
kandidatët e PS për Bashkinë Fier     

Zgjedhjet, Subashi dhe Koçi dy<br />kandidatët e PS për Bashkinë Fier 

 

 
FIER - Ervin Koçi dhe Armando Subashi. Këta janë dy emrat e bazës së Partisë Socialiste në Fier për kandidatë të Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime të sigurta në mbledhjen e bazës së partisë.
 
Në takimin me bazën në qytetin e Fierit gjatë propozimeve për kryetar bashkie ishte dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.

Kryetari aktual i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo më herët ka pranuar se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër. 

Edhe në Lushnje, pasditen e sotme në mbledhjen e PS janë propozuar emrat për Bashkinë e Lushnjës dhe Divjakës.

Për Lushnjën propozohen Arben Cuko, Fatos Tushe, Bujar Cela dhe Astrit Xheka. Ndërsa për Divjakën propozohet të rikandidojë Alfred Kokoneshi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS