Palët kanë rënë dakort në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të futur votimin elektronik. Sa efikas do të jetë?
Palët politike kanë rënë dakort që të përdorin metodën e numërimit elektronik dhe kjo është gjë e mirë. Partitë politike në Komisionin e Refomës Zgjedhore janë në të drejtën e tyre ta bëjnë një gjë të tillë dhe ta fiksojnë në ligjin zgjedhor.
Mendoni se mund të realizohet në praktikë...?
Po u fut në ligj numërimi elektronik ai patjetër që do të realizohet, sepse s'ka rrugë tjetër. Problemi është koha kur do të miratohet Kodi i ri Zgjedhor, që të fillojë punë administrata zgjedhore për të implementuar ligjin në praktikë. Pra gjithçka varet nga koha e miratimit të Kodit Zgjedhor.
Kuvendi ka shtyrë dhe dy muaj të tjerë afatin e Komisionit për reformën zgjedhore. Mendoni se egziston mundësia kohore që numërimi elektronik të aplikohet në zgjedhjet e vitit 2013?
Isha në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore dhe gjatë debatit u vlerësua se duhej një kohë relativisht e mjaftueshme për të përgatitur procesin dhe tërë infrastrukturën e numërimit elektronik. Sëpaku ekspertët dhanë mesazhin që përgatitja për numërimin elektronik kërkon një kohë nga 15 muaj deri në 5 vjet. Por sigurisht bëhet fjalë për një angazhim të madh të të gjithë faktorëve. Koha që do jetë në dizpozicion për të implementuar këtë ndryshim, është pjesa më e rëndësishme në aplikimi.
Ju po thoni se koha është e pamjaftueshme, përderisa maksimumi Kodi Zgjedhor, nëse s'ka shtyrje përfundon në fund të prillit?
Nëse miratohet Kodi brenda muajit prill sikurse e ka mandatin për të përfunduar, ndoshta ekziston koha për të implemetuar projektin për numërimin elektronik. Por duhet pasur parasysh se është dhe një moment shumë i rëndësishëm që do të lidhet me KQZ e re që do të emërohet. Përpos Kodit Zgjedhor që do të duhet të përfundojë sa më shpejt, trupa e KQZ aktuale nuk do të jetë pjesmarrëse në zgjedhjet e 2013. Ata që do jenë në këtë detyrë të rëndësishme, do të kenë mundësinë e vet, kohën e vet dhe rregullat e veta për ta implementuar numërimin elektronik.
Mendoni se mund të arrihet të bëhet numërimi elektronik...?
KQZ nxjerr aktet nënligjore, rregullat dhe veprimet e tjera që dalin në vijimësi për të realizuar implementimin e numërimit elektronik. Janë disa probleme zinxhir që kërkojnë zgjidhje, ndërkohë që koha është në limitet e mundshme. Uroj të realizohet.
Mendoni se mund të përmirësojë cilësinë e zgjedhjeve....?
Shpresoj që të sjellë një ndryshim pozitiv në realitet në numërimin e votës, por që do varet nga vullneti politik që është njëshi. Ekspertët ndërkombëtarë theksuan një element shumë të rëndësishëm: Nuk është votimi elektronik që rrit besimin, duhet krijuar besimi. Uroj që të ecë mbarë një proces kaq i madh.
Eshtë vendosur dhe për pakësimin e qëndrave të votimit...?
Pesonalisht unë nuk e di nëse komisioni reformës ka një studim për të gjitha qendrat e votimit që duhet të suprimohen, çfarë efekti ka tek votuesi. Eshtë çështje delikate dhe nëse mungon ky studim, vështirësohet shumë problemi.
Po përjashtimi i vendosjes së QV në ambientet private?
Do ishte mirë nëse realizohej një gjë e tillë. Eshtë një hap mjaft i mirë sepse partitë, veçanërisht të opozitës, cilado të jetë ajo, kanë probleme me QV-të në ambjentet private. Por janë problematike dhe për votuesit e mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
(jm/im/shqiptarja.com)