Zgjedhjet, Tahiri: Njoftim derë
më derë për qendrën e votimit

Zgjedhjet, Tahiri: Njoftim derë<br />më derë për qendrën e votimit
TIRANË-Në këto zgjedhje nuk do ketë me hallaktje për të zbuluar se në cilën qendër votimi do të hedhësh votën. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri garatoi sot se listat e zgjedhesve do të jenë të sakta pasi Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin vendor do të çojë njoftim derë më derë për qendrën e votimit ku banori duhet të votojë.

Tahiri e ka bërë të ditur këtë në një takim që zhvilloi sot me prefektët dhe kryetarët e bashkive.

Ky takim i ministrit, vjen në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor të 18 qershorit. Tahiri në fjalën e tij u shpreh se listat zgjedhore do të jenë të sakta dhe se zgjedhësit do të njoftohen për qendrën e votimit derë më derë.
 
‘’Do kemi lista zgjedhore te sakta. Do lidhet zgjedhësi me vendin ku voton. Zgjedhësit do të njoftohen për qendrën e votimit, derë me derë’’,-u shpreh ministri Tahiri.
 
Ministri Tahiri deklaroi gjithashtu se janë ulur me 7 herë dublimet në listat zgjedhore.

Tahiri rikujtoi edhe një herë afatin për ndryshimin falas të Gjendjes Civile. Ai u shpreh se pas afatit të caktuar do të ketë penalizme.
 
‘’Kemi 2 Shqipëri paralele, një që qytetari diku banon dhe diku është rregjistruar. Është në fuqi afati për ndryshimin falas të Gjendjes Civile. Pas afatit të caktuar, do ketë penalizime’’,-u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë