TIRANE- Procesi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, ndonëse ishte parashikuar që të zhvillohej që në fund të shtatorit për të përfunduar nga fillimi i nëntorit ka ngecur në vend. Pasi deri më tani janë bllokuar fillimisht zgjedhjet për kreun e PD në degët e rretheve, për shkak të mungesës së konsensusit mes kundërshtarëve brenda partisë, duke sjellë një periudhë pritjeje, aq sa ende nuk kanë dalë as kandidatët që do hyjnë në këtë garë të rëndësishme për drejtimin e PD në rrethe dhe qarqe.
Me sa duket të gjithë janë në pritje të hyrjes në lojë të ish-kryetarit të PD Berisha për të vendosur balancat e prishura në këtë parti pas zgjedhjes në krye të saj të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kështu në Durrës, Shkodër, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe qytete të tjera, strukturat drejtuese të kësaj partie pohojnë se janë në pritje që ky proces të marrë udhë nga Sali Berisha, i cili do të përcaktojë dhe kandidaturat, për ta kaluar dhe këtë valë zgjedhjesh në bazë, sikurse bëri në qendër. Por ky proces mund të kërkojë dhe më shumë kohë, përderisa deri më tani ende nuk është bërë asnjë veprim në lidhje me zgjedhjet brenda kësaj partie, aq më tepër që duhet të përzgjidhen dhe delegatët e rinj për Kuvendin Kombëtar i cili do të zgjedhë më pas forumet drejtuese, Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe sekretariatin e nënkryetarët e PD.
Burimet brenda selisë blu bëjnë të ditur se deri më tani ende nuk është vendosur nëse Kuvendi do të mbahet apo jo në dhjetor. “Mund të jetë edhe në dhjetor, por çdo gjë varet nga procedura e zgjedhjeve në bazë. Strukturat do ngrihen dhe procesi do fillojë që nga seksionet, duke bërë dhe analizën për humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit dhe më pas te zgjedhjet”, saktësojnë burimet nga PD. Por, vonesën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, demokratët në mënyrë zyrtare e argumentojnë me faktin se nuk kërkon të bëjë zgjedhje formale, por drejtuesit e PD synojnë që me këto zgjedhje të arrihet një unifikim i partisë, përmes të cilit të ketë ndikim në elektorat në përballjen më të parë me mazhorancën e majtë për të arritur një rezultat që në zgjedhjet vendore.
“Zgjedhjet janë menduar të bëhen në momentin e duhur për të marrë në fund rezultatin që duam, dhe jo të bëjmë një formalitet që mund të na dëmtojë se sa të na çojë atje ku duam. Ne duam që të krijojmë një PD që t’i përfshijë të gjithë dhe që të jetë e gatshme në momentin e duhur për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante”, shprehen burimet nga selia e PD. Por në të vërtetë kalimi i opozitës herë në bojkot parlamentar, herë përmes akuzave ndaj mazhorancës së majtë për gjithçka që ajo bën dhe herë duke kërkuar bashkimin e së djathtës, bëhen vetëm për efekt të faktit se ende janë në pritje të Berishës për zgjedhjet.
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com