Zgjedhjet vendore, Alibeaj thirrje kandidatëve të dalë nga primaret e Berishës: Garoni më 14 maj nën siglën zyrtare të PD-së

Zgjedhjet vendore, Alibeaj thirrje kandidatëve të dalë nga primaret e Berishës: Garoni më 14 maj nën siglën zyrtare të PD-së

1678102783_Screenshot1.jpg

Kryetari i komanduar i partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatët vetë dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së. Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj tha se është e rëndësishme që pas vendimit të gjykatës, PD të fokusohet në zgjedhjet e 14 majit dhe të hapet për çdo demokrat, sidomos për kandidatët e dalë nga primaret, me synim që në zgjedhje sipas Alibeajt të dilet me një kandidat unik.

Fjala e plotë e Enkelejd Alibeajt

Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gjykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ia dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.

Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike; Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa kryesore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim  dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

 Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së  në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj  gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore.


Lajmi kryesor:

Alibeaj 7 orë mbledhje me deputetët dhe Kryesinë: Kandidatët e 'Primareve' të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së! 3 çështjet që propozoi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)