Zgjedhjet vendore/ Baçi: Situatë e turpshme, në të gjitha bashkitë po hidhet asfalt elektoral! Gogu: Shkollat dhe çerdhet nuk u bënë për një muaj

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, partitë politike janë angazhuar për të organizuar elektoratin e tyre në të gjitha bashkitë e vendit. Por punimet që së fundmi po bëhen në qytete të ndryshme të vendit, deputeti demokrat, Luan Baçi i cilësoi si punime elektorale.

I ftuar në studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Luan Baçi u shpreh se është e turpshme që në prag të zgjedhjeve, kanë nisur punime për të shtruar asfalt elektoral edhe nëpër rrugica të qyteteve. Ai tha se në Fier është krijuar një atmosferë e zymtë dhe e turpshme deri në atë pikë ku në disa prej rrugëve të qytetit po shtroheshin me çakull dhe jo me asfalt.

“Situata është si në të gjitha bashkitë, ka filluar një punë shumë e madhe, duke e hedhur asfaltin elektoral. Po të vëmë re në Fier si dhe në bashki të tjera, ka filluar puna duke mbushur gropa. Duke dashur të japin mesazh që këto po fillojnë të punojnë. Çuditshëm që kjo ndodh gjithmonë para zgjedhjeve. Është e turpshme, ka rrugica në Fier në qytet ku akoma shtrojnë rrugë me çakull”- u shpreh Baçi.

Ky konstatim i Baçit u kundërshtua nga deputeti i PS, Toni Gogu i cili tha se gjatë mandatit të kryebashkiakëve të PS në qytetet e vendit, janë ndërtuar shkolla dhe çerdhe dhe se vlera e pronës si dhe numri i turistëve të huaj janë rritur.

“Roma nuk u bë në një ditë. Disa prej arritjeve të kryebashkiakëve socialistë.  Vlera e pronës, vetë prona juaj është rivlerësuar, kushton më shumë se dje.  Numri i vizitorëve është shumë më i lartë se Subashi të ishte aty Shkollat apo çerdhet nuk bëhen për një muaj, ju që përmendi asfaltin elektoral. Shqiptarët e kuptojnë mirë se kë duhet të zgjedhin kur kanë përballë dyshen ‘non-grata’”- tha Gogu.

Sa i takon vlerës së pronës, Baçi u kundërpërgjigj duke thënë se në Fier, qytetarët kanë zgjedhur të braktisinë shtëpitë dhe binzeset për të emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Nga ana tjetër, analisti Neritan Alibali u shpreh se në këto zgjedhje do të shihet nëse do të ketë një votë proteste ndaj qeverisë apo do të votohet për alternativën më të mirë.

“Asfalti elektoral, është një dukuri e vjetër dhe unë nuk mendoj se asfalti elektoral do i japë pikë qeverisë. Këto zgjedhje do jenë më shumë politike se zgjedhjet e tjera pavarësisht se bëhet fjalë për kryebashiakë.  Do ketë një votë proteste apo votë për zgjedhjen e alternativës më të mirë. Unë mendoj se do jetë votë proteste dhe nuk flas këtu vetëm për ato që u jepen opozitës por edhe nga vota e abstenuar”- u shpreh Alibali.

Deputeti socialist u shpreh i bindur së në 15 maj, kryebashkiakët socialistë do të vijojnë punën në bashkitë përkatëse që drejtojnë. Ndërsa Baçi tha se opozita synonte të fitonte në shumicën e bashkimit. Në 44 bashki, PS vendosi të rikandidojë kryetarët aktualë. Këtë javë pritet që socialistët të nisin fushatën elektorale. Ndërsa Meta dhe Berisha prej kohësh kanë nisur takimet me simpatizantë në qytete të ndryshme të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Baçi: SPAK të nisë hetimet në të gjitha bashkitë e vendit! Gogu: Në 15 maj, kryebashkiakët e PS vijojnë punën, humbësit gjejnë pretekste

 

Deputeti demokrat, Luan Baçi bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet në të gjitha bashkitë vendit, veçanërisht në Fier dhe Roskovec ku sipas tij janë bërë shkelje të rënda.

“SPAK të fillojë hetimet në të gjitha bashkitë sidomos në Fier dhe Roskovec sepse ka shkelje të shumta. Për bashkinë e Roskovecit ka shkelje për të cilat duhet të merret në pyetje kryebashkiakja e Roskovecit”-theksoi Baçi.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Toni Gogu u shpreh se pas datës 14 maj, kryebashkiakët aktualë socialistë do vazhdonin të ishin në punë ndërsa pala humbëse do përpiqet të gjejë argumenta për humbjen.  

“Në 15 maj, kryebashkiakët do jenë aty duke vazhduar me llogaridhënien. Ndërsa humbësit do i dëgjoni duke thënë jo po doli dielli, jo po doli kjo etj etj. E dinë mirë qytetarët shqiptarë se kush ka punuar dhe ka ndërtuar gjatë këtyre viteve”-përfundoi Gogu.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu: 11/04/2023 01:39

    Luan baci kake maci.

    Përgjigju
  • Priftit: 10/04/2023 18:41

    Toni Gogu eshte prifti qe martoi Vleline ne Gjit9kaster. Ska lidhje fare me PS. Aty ki eshte eshte nga Velia si anetare te te njejtes kishe ku Gogu eshte prift. Ka punuar dhe ne Banke te Shqiperise. Thjesht nje njeri pa fytyre dhe pa princio. Duke lene mjeker duket me i zgjuar

    Përgjigju
  • Loram: 10/04/2023 18:04

    Esht e vertet qe bashkia Tr ka ber pun po ti o Gogu je thjesht nje njeri koti dhe i trrash e nik perfaqson asgje vec lllap Kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë