TIRANË- Qytetarët në zgjedhjet lokale do të votojnë përfundimisht në 61 bashki, kjo për shkak se nuk u arrit një dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës për ndryshime territoriale. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat theksoi se do të votohet në 61 bashki pasi nuk u arrit konsensusi në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale për të shkuar në ndryshime legjislative.
“Mediat që keni raportuar lidhur me kur do votohen raportet. Komisionet e posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimor, votojnë raportet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionet e posaçëm të reformës territorial nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Kjo është një çështje e mbyllur. Do kishte votim nëse do kishim amendamentin në ligjin për reformës territoriale. S’ka më kohë për këtë çështje. Në 14 maj do votohet në 61 bashki, ku PS synon t’i fitojë të gjitha”, tha Balla.
Shumën e kërkuar nga KQZ prej 3 miliardë lekë për të bërë të mundur votimin elektronik në 6 bashki, Balla e cilësoi si kolosale, por theksoi se kjo çështje do të mbetet e hapur për diskutim. Në këtë kohë krize, Balla theksoi se prioritet e qeverisë është të mbështesë familjet në nevojë.
“Fokusi ynë kryesor është që të mos lëmë vetëm asnjë familje shqiptare dhe për të vazhduar të mbështesim familjet me ndihmë ekonomike, ku ju e dini që kemi bërë disa ndërhyrje për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike me kryefamiljare nënën e familjes, do të kalojmë shumë shpejt në ditët në vijim ligjin për këtë çështje, do të vazhdojmë sikurse e kam thënë të mbështesim indeksimin e pensioneve. 3 miliardë lekë ose më pak se 30 milion dollarë me kursin e këmbimit aktual është një shumë kolosale, megjithatë kjo është një çështje që do të vazhdojë të diskutohet”, tha Balla.
Balla komentoi edhe amnistinë fiskale, duke thënë se nuk do të ketë një tërheqje nga ajo ndonëse ndërkombëtarët e kritikuar vazhdimisht. Ai theksoi se do të punojnë me ekspertët e BE që të dalin në një draft përfundimtar ku do të marrin parasysh edhe sugjerimet e tyre.
"Shqipërisë dhe kuvendit nuk i bën dot askush presion. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë e më e madhe. Kjo ka ndodhur në shumë vende te BE. Edhe Shqipëria, në kushtet e luftës na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë. Përshëndes vendimin e Shqipërisë që ka përfshirë edhe taksën për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.
Ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët më të mirë të BE Për të konsoliduar një draft final. Nuk ka presione, vetëm rekomandime. Një amnisti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash. Për ne mbetet prioritet në punën tonë, miratimi sa më shpejt të jetë i mundur pasi të kemi konsoliduar një variant përfundimtar. I gjithë publiku duhet ta ketë në vëmendje, teksa përballemi me këtë situatë, e gjithë Evropa po ndjen kërcënimin e luftës", u shpreh Balla.
Në fund të deklaratës për mediat, Balla i bëri thirrje SPAK të hetojë për financimin rus në PD.
Llapaqenëria e ashtuquajtur e majte apo e djathte,e pozites dhe opozites ne Shqiperi vazhdon ne hesapin e vet pa kokcarje e b*thgërvishtje ne kete vend te varfer,qe po shkretohet dita-ditës. Tipat tao,sociopatë,salih@like hedhin valle mbi trupat e kokat e varfera shqiptare.....sìç dhe sa u do qejfi.
Përgjigju