Zgjedhjet vendore, Karabina: PD duhet të kishte dalë me 61 kandidatë! Analisti Gashi: Do të zhbëheni si parti, do merrni vetëm 2%

Partia Demokratike në zgjedhjet e 14 majit duhet të futej me 61 kandidatë! Kështu thotë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD,  Mirela Karabina e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Sipas Karabinës, një pjesë e kandidatëve të dala nga Primaret kanë menduar se do të dalin më siglën e PD-së, ndërsa tani u duhet të dalin me logon Partisë së Lirisë.

‘E mira duhet të ishte që ne duhet të kishim dalë më kandidatë. PD ka dalë jashtë këtij estabilishmenti të vjetër. Ka nga të gjitha anët pengesa. Vonimi i gjykatës së Apelit konfuzon demokratët dhe i bën ata të kuptojnë se PD nuk eksiton. Sondazhi pasqyroi situatën që është në PD. Ato manipulojnë demokratët. Një pjesë e mirë që kanë dalë nga Primaret se kanë menduar se do të dalin me siglën e PD-së dhe tani u duhet që dalin në logon e Partisë së Lirisë.’- tha Karabina.

Por për analistin Shpend Gashi, PD do të zhbëhet si parti dhe se do marrin vetëm 2%. Sipas analistit, fraksioni i PD-së së Alibeajt nuk ka lidhje me demokratët, ndërsa shtoi se dhe pas 3 mandatesh që Rama është në pushtet do të dalë e humbur.

‘Ka një lloj pjesë të vërtetës në sonazg, pasi vjen si pasojë e deduksionit logjik të përçarjes që kanë demokratët. Në momentin që kjo lloj krizë brenda partisë duhet zgjidhet me vullnet politik. Por elitat kanë treguar se nuk e honepsin dot njëra-tjetërën. Kam parë të dyja palët. Nuk ka fyrje më të madhe se ta quash Berishën komunist dhe ju mblodhi juve të gjithë pas vetes. Fraksioni i Partisë ku ju aderoni, nuk lidhje me demokratët. Fakti im është që PD do të dalë e humbur në këto zgjedhje pas 3 mandatesh. Po u ikin kandidatët dhe po zhbëhen si parti. Nuk keni kohë do të zhbëhen, do të shkoni në 2%. A ndjeheni veten përgjegjës? Apo keni vetëm këtë retorikën boshe! Si mund të kërkosh votëbesim kur nuk ke fituar disa bashki. Jeni fraksioni më i vogël i opozitarizmit dhe po bëheni levë për partinë në pushtet. Nuk është sigla, është vetëm fryma e partisë.’- tha Gashi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Me një këmbë' në finale, Mourinho detyron Kumbullën të shkojë në Budapest

VIDEO/ 'Me një këmbë' në finale, Mourinho detyron Kumbullën të shkojë në Budapest