Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdori rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët për fushatë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas Metës, Rama po dhunon hapur Kodin Zgjedhor dhe se s’kishte pse të priste muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët.
‘Ka filluar të hapë thesin e të pavërtetave. Si shkatërruesi më i madd i çdo interesi publik, ai doli thjeshtë dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët provojnë çdo ditë është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë drastike koston e jetesës. Të gjithë shqiptarëve e kanë provuar qeverisjen e tij me rritjen stratosferike të shifrave. Është shumë e qartë se varfëria është thelluar. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe inflacioni është rritur. Para zgjedhjeve pensionistëve u premtohet 5000 lekë, pra çmimi i një thesi miell. Rama është në një borxh shumë të rëndë me shqiptarëve. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët?! Të ardhurat i kishte në dispozicion që në fund të dhjetorit. Rama po dhunon hapur kodin zgjedhor me këto mashtrime elektorale. Thyerja e kodit zgjedhor tregon dëshpërimin e tij. Në rast se Edi Rama do të donte të rriste vërtetë pagat, ai e kishte mundësinë që në shtator të miratonte projektligjin e Partisë së Lirisë të paraqitur në Parlament për indeksimin vjetor të pagave të detyruar me ligj çdo vit. Në përputhje me rritjen ekonomike të vendit dhe inflacionin. ’- tha Meta.
Por kryeministri Edi Rama në një reagim të tij një ditë më parë tha se Kodi Zgjedhor e ndalon për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe jo për zgjedhjet lokale. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se ka një plan ambicioz për rritje pagash, në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, çka e çon Shqipërinë në nivelin e lartë të rajonit. Rama tha se pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare në dy faza.
Ndërkohë qeveria ka marr vendimin për të shpërblyer pensionistët me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh nga të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme të prodhuesve e energjisë. I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit, Rama u shpreh se zotimin e kanë bërë muaj më parë.
Je hajdut e spiun o shkerdhate!
PërgjigjuSpiun i ke lexuar ligjet ?ta dha pergjigjen kryetari i komisionit zgjedhor o kriminel .nuk e ulni dot punen e qeverise ju antishqiptare .ju jeni nevojtore e shqiperise
Përgjigju