Një shpërblim në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve.

“Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi veç zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

Qeveria ka gati edhe një plan që Rama e quan ambicioz për rritjen e pagave. Pas premtimit për rritjen e pagës minimnale në 40 mijë lekë, kryeministr thotë se plani përfshin ndryshimin e strukturës së pagave.

Kjo synon që rroga mesatare të shkojë në shifrën 900 euro duke qenë se pret lëvizje të tregut pas rritje së pagës minimale. Rama u shpreh se detajet do të bëhen me dije brenda 10, 15 ditëve të ardhshme ndërsa premtoi rritje të rrogave edhe për kategori të tjera përveç mjekëve e infermierëve.

“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë. Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti”, tha Rama.

I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit,  Rama u shpreh se zotimin e kanë bërë muaj më parë. Përveç kësaj shprehet se nuk do të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë kohë kur çmimet janë të larta.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos i përgjigjej asnjë pyetje që s’kishte të bënte me rritjen e pagave. Në komunikimin për mediat, u pyet rreth hezitimit të dekretimit nga presidenti Bajram Begaj për Vlora Hysenin në krye të SHISH, por Rama s’dha përgjigje.

“Nga unë do të dëgjoni, pagat, ekonomia, mirëqenia e njerëzve dhe transformimi i përgjithshëm”, tha Rama.

Rreth hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për 4 akuza të rënda, Rama tha se nuk ka kohë për ato që i cilësoi ‘thashethemet e katundit politik dhe mediatik’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më leje ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?

 

Pasi lajmëroi se do të përgatitet një draft për rritjen e pagës minimale në 950 euro, kryeministri Edi Rama vijoi takimet me përfaqësues të biznesit për të diskutuar mbi rritjen e pagës minimale për punonjësit. Rama u ndal edhe njëherë edhe tek ajo çfarë ka paralajmëruar, se s’do iu japin leje kompanive të ndërtimeve nëse japin paga minimale. Rama tha se nuk mund t’ jepet një punonjësi ndërtimi pagë minimale kur në Tiranë metri katror i një apartamenti është 1 mijë euro. Sipas kryeministrit, ky është shfrytëzimi i punonjësve dhe këtë s’do ta tolerojnë më, e pikërisht për këtë aryse po hartojnë draftin për të ndaluar lejet e ndërtimit për ata që japin paga minimale. 

“Kanë në total një numër të punësuarish, 53 277, flasim për pata të deklaruara. Janë pothuajse 8% e totalit të punësuarve në të gjithë vendit. Metri ka qenë 300 dollarë, edhe paga s’kishte si të ishte 300 dollarë apo 400 dollarë, por ishte më pak. Pyetja është kur sot metri katror në Tiranë, e ka kaluar 1 mijë euro, si mundemi ne të kemi një pagë minimale në kompanitë e ndërtimit për 32% të totalit të të punësuarve. 32% e 53 mijë njerëzve marrin pagë minimale. Si mund të pranohet kjo. Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të madha dhe sistematike për kompanitë shqiptare, ky është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet e mbijetesës dhe ne këtë s’kemi për ta toleruar më. Në këtë 32% ka një gënjeshtër të madhe, një pjesë pagat që deklarohen, një pjesë tjetër paguhet në të zezë. Që do të thotë përfitime që janë përtej normales, shkojnë deri te pika e fundit e gjakut dhe djersës nga ana e kapitalistëve tanë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe në ambicien e qeverisë për të çuar pagën mesatare në 950 euro. Rama tha se një gjë e tillë do të reflektohet edhe në kompanitë private, pasi krijohet konkurrencë.

“E fundit që dua të them është që ne sot kemi bërë një diskutim të parë mbi një draft të një reforme që është reforma më e madhe  strukturës së pagave, për të bërë një rritje historike të pagave. Është reforma më e madhe, por është edhe reforma që mund ta bëjmë sot, se bënim dot dje. Rritja e pagave në sektorin publik reflekton menjëherë edhe në sektorin privat, si rezultat i faktit që krijohet një mekanizëm konkurrence dhe balance që ka të bëjë me motivimin e njerëzve”, tha Rama.

Ora 13:37
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe

 

Kryeministri Edi Rama që bëri me dije se muajin e ardhshëm, pensionistët do marrin bonus 5 mijë lekë paralajmëroi të gjithë ata që lënë kontributet pas dore. Rama tha se s’mund të presin pensione të larta nëse kontributet i shohin si gjëja e fundit.

“Pensionet janë pjesa më e vështirë. Pensionet janë të lidhur me kontributet dhe nëse një vend për 1001 arsye nuk ka siguruar në vite që kontributet të mblidhen dhe nëse pjesa më e madhe e njerëzve i ka parë kontributet si gjëja e fundit që duhet të mendojnë s’kanë se si të presin që pensionet të jenë të larta. Kemi bërë pensione të ndjeshme por s’jemi ende aty ku duhet”, tha Rama.

Sa i përket rritjes së pagave, bëri me dije se do të kobnkurrojnë shumë shpejt sektorin privat me paga të larta.

“Pse ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon dhe pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit se nuk ka kryemnistër në botë që të mos dojë të rrisë përditë pagat e njerëzve. Rritja e pagave jashtë mundësive 2është hapja e një grope të madhe që i thith të gjithë brenda. Duke qenë se i kemi hedhur bazat, do bëmë refroëmn më të rëndësishme për njerëzit. Pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por kjo reformë do impaktojë dhe sektorin privat. Një administratë e cila ka nevojë të ketë burime njerëzore më të kualifikuara do ta ketë këtë mundësi dhe ndërkohë sektori privat duhet të rrisë pagat nëse e udhëheq këtë proces të forcave më të kualifikuara të punës se përndryshe nuk i mbijeton dot konkurrencës. Shteti do të jetë konkurrent për sektorin privat dhe flas për pagat e larta”, tha Rama.

Ora 13:31
A po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish! Nuk i lëmë vetëm në këtë kohë krize

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi ka vendosur që të shpërblejë pensionistët me 5 mijë lekë nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve lokale. Rama tha se ky është një premtim i zotuar shumë kohë më parë dhe nuk kanë ndërmend që të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë periudhë krize.

Sipas Ramës, diçka e tillë as nuk duhet të kalojë nëpër mend kur pensionistët kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe në këtë histori ndryshimi kanë marrë më pak. 

“Tani, sëpari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor r zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekzisto, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve, problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet ti shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme.